Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri i Totenhemit shpërthen në lot pas kualifikimit të çmendur në finalen e Ligës së Kampionëve (Video)


Trajneri i Totenhemit, Mauricio Pochettino, shpërtheu në lot gjatë konferencës për mediat pas përfundimit të sfidës ndaj Ajaksit, ku të besuarit e tij siguruan kualifikimin.

Ai i përshëndeti lojtarët e tij duke thënë se ishin heronj me paraqitjen e bërë. Trajneri argjentinas shpërtheu në emocione pas bilbilit të fundit, ndërsa lotët i rridhnin faqeve.

Tekniku i përgëzoi lojtarët që çuan Totenhemin në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë 136-vjeçare të klubit.

Lucas Moura, ishte njëriu i ndeshjes me 3 golat e shënuar që çuan londinezët në qiellin e shtatë, megjithatë ndihmë të madhe dha çdo lojtar në fushë.

Pochettino u shpreh fjalëpak në deklaratën për gazetarin teksa tha: “Është e vështirë të flitet në këtë situatë. Unë jam tejet i emocionuar, faleminderit futbollit, lojtarët e mi janë heronj, gjysma e dytë e ndeshjesishte e mahnitshme, ky lloj emocioni është i pamundur pa futboll, është një moment mahnitës dhe është e vështirë të shpjegohet me fjalë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *