Më shumë se 1000 armë janë gjetur në një banesë në Los Angelos. Armët u gjetën pas një urdhër kontrolli në një shtëpi në Bel-Air.Një person u arrestua në vendin e ngjarjes, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së armëve të zjarrit. Ende nuk janë publikuar të dhënat në lidhje me identitetin e të arrestuarit.
Autoritetet dyshojnë se dikush po bënte transaksione të paligjshme të armëve të zjarrit shkruan “CNN“. Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, qindra armë të shpërndara shihen në batanije në një rrugë me pemë. Policia mund të shihet duke bërë inventarin.