Dy kandidatë nga listat e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit duke kërkuar mandatin e deputetit.
Dy kandidatët janë Besnik Troplini dhe Selami Jenishehri.
Nëse dy kandidatët në fjalë marrin mandatin e deputetit, numri i tyre në parlament do shkojë në 122 deputetë.
Opozita e bashkuar dhe presidenti Meta i kanë cilësuar si jolegjitimë deputetët e opozitës që kanë pranuar mandatin e deputetit deri tani.