Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati që ndodhi paraditen e sotme në qytetine Vlorës. Dyshohet se i plagosuri, është kapur gabimisht nga plumbat.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Lungomares. Nga një automjet persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një personi që ndodhej në një lokal në këtë zonë.
Mirëpo një nga plumbat ka znëë gabimisht në këmbë, një 58-vjeçar, të identifikuar si Dajko Cenodemaj. Ai mendohet se nuk ka patur lidhje me ngjarjen, por thjesht ka qenë duke pirë kafe në lokal.
Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Cenodemaj ka qenë i vetëm kur një person ka qëlluar në drejtim të tij. Më pas autori dhe një bashkëpunëtor, të cilët sipas dëshmitarëve mbanin kapele dhe syze janë larguar nga pjesa e sipërme e Ujit të Ftohtë.
“Balkanweb” shkruan se autorët kanë qëlluar me armë edhe në afërsi të rrethit Skelës ku plumbat kanë kapur edhe 3 makina të bashkisë.
Fill pas plagosjes, në Babicë të Vlorës është gjetur një makinë e djegur që ndyshohet të jetë përdorur nga autorët. Por kjo ende nuk është konfirmuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes por ende nuk ka zbuluar të dhënat zyrtare lidhur me ngjarjen./Hashtag.al