Vendosni fjalën kyçe....

Basha para 300 studentëve të EDS: Kjo s’është luftë për pushtet, bashkohuni në protestën e së shtunës!


Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka takuar sot rreth 300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes), organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane.

Gjatë këtij takimi, Basha tha se kjo nuk është një “betejë për pushtet” por do të luftojë për të ndjekur rrugën për në BE.

“Nuk është një betejë për pushtet, por për Europën dhe vlerat që na bashkojnë. Vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme shkohet në Europë.

PD që ka lindur nga studentët, plot 29 vite më parë, qëndron fuqimisht për një standard demokracie, atë evropiane dhe respekti për liri dhe të drejtat e njërit.

Përballë në këtë betejë kemi një kupolë të rrezikshme politikanësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Për këtë jemi nesër të gjithë bashkë, në protestën e së shtunës…”, është shprehur Basha.

Në krah të Bashës në këtë takim, ndodhej dhe djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi. Basha foli për të ndjerin, për të cilin tha se ishte mik dhe bashkëpunëtor i shquar i tij.

“Por natyrisht nderon trashegiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.
Studentët janë bashkuar dhe forumi rinor i PD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahun e studentëve
Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës.
Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh. Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht.”, tha Basha.

Mes të tjerash, Basha shtoi se do bëjë gjithçka që në krye të PE-së të jetë kandidati i PPE-së Manfred Weber.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *