Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte u bezdis nga një insekt gjatë një fjalimi që po mbante ditën e mërkurë.
Insekti po lëvizte mbi shpatullën e majtë të Dutertes, ndërsa ai po mbështeste kandidatët e Senatit. Por sikurse shihet në videon e mëposhtme, një ndihmëse ndërhyri menjëherë për të shpëtuar presidentin nga momenti i vështirë, por përpjekjet e saj dështuan. Buburreci kaloi në pjesën e përparme të këmishës së presidentit.
Duterte pastaj e hoqi vetë insektin dhe e përplasi në dysheme, duke thënë me shaka se “buburreci u dërgua nga partia opozitare Liberale”.