Mbrojtësi brazilian David Luiz ka rinovuar kontratën me Chelsea deri në vitin 2021.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi anglez. 32-vjeçarit i përfundonte kontrata e tij aktuale në përfundim të këtij sezoni.
David Luiz është një nga lojtarët kryesorë të Chelsea dhe këtë sezon ka luajtur 48 ndeshje në çdo kompeticion.
“Jam shumë i lumtur që më dhanë mundësinë që të qëndroja. E dashuroj këtë klub dhe kam ambicien e një lojtari të ri”, tha David Luiz në faqen zyrtare të Chelsea.