Vendosni fjalën kyçe....

Coutinho nuk përmbush pritshmëritë, Barcelona në kërkim të Griezmanit


Barcelona nuk heq dorë nga Griezmann. Francezi pëlqehet shumë nga klubi katalanas që do të përpiqet të luajë të gjitha kartat për ta marrë lojtarin në merkaton e ardhshme.

Paraqitjet zhgënjyese të Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles kanë bërë që Barcelona të mendojë seriozisht përforcimin me një tjetër lojarë klasi siç është Griezmann. Klauzola e largimit të lojtarit do të ulet nga 200 milionë euro në 120 milionë euro me 1 korrik.

Los Rojiblancos mund të mendojnë që të lirohen edhe nga paga e francezit që është 21 milionë euro, shkruan Marca. Ndërsa sipas s Le Parisien, lojtari  është i gatshëm të pranojë një ulje të pagës për ta lënë Atleticon që të kalojë në Camp  Nou.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *