Vendosni fjalën kyçe....

Ekstemistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe në Finiq (FOTO)


Tre ditë pas vendosjes së tabelave të reja në jug të vendit, ku këtë radhë ishte vendosur shqipja si gjuhë kryesore, ekstremistët grekë i kanë rrëzuar ato.

Historiani Arben Llalla i cili ka publikuar fotot në rrjetet sociale, thotë se tabelat janë hequr nga ekspremistët grekë, vetëm pse gjuha shqipe është vendosur si gjuhë e parë.

“Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe dhe greqisht në fshatin Dhrovjan të Dropullit i cili banohet 100% nga pakica greke.

Kanë qenë ekstremistët grekë që natën kanë rrëzuar tabelët e reja vetëm e vetëm përse gjuha shqipe është e para dhe zyrtare në këtë fshat të humbur të Finiqit. Për këtë ngjarje duket pyetur Vasilis nëse ka parë gjë…”, shkruan Llalla në Facebook.

Lidhur me këtë ngjarje, ka patur debate për disa ditë me radhë, pasi tabelat mbanin si gjuhë të parë atë greke, edhe pse në një territor shqiptar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i hoqi tabelat, me arsyetimin se nuk zbatonin rregullat për sinjalistikën rrugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *