Franca ka thënë se nuk të pranojë shtyrje të përsëritura të Brexitit pas datës 31 tetor në kohën kur në Britani të Madhe ka bllokadë politike për marrëveshjen e negociuar nga Theresa May.
Paralajmërimi i dhënë nga zyrtar i lartë francez erdhi në kohën kur presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se ka gjasa të arsyeshme që Brexiti të anulohet.
“Nuk duhet të sharrojmë në shtyrje të përsëritura, kjo është e sigurt”, tha një këshilltar i presidentit francez të premten.
Këshilltari i tha një agjencie të lajmeve: “Porosia jonë është e qartë. Një zgjidhje duhet të bëhet deri më 31 tetor”.
Zyrtari i lartë nuk e përjashtoi kategorikisht një shtyrje tjetër dhe tha se shpreson që bisedimet mes qeverisë dhe opozitës britanike do ta sigurojnë një shumicë të dobishme për kryeministrën që ta miratojë marrëveshjen e saj përmes kuvendit.
Sidoqoftë, në Bruksel duket se po e shqyrtojnë mundësinë e qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE. Në një intervistë për një gazetë polake, Donald Tusk tha se Britani e Madhe ende e ka derën e hapur për të qëndruar në Bashkimin Evropian.
“Nga një muaj në tjetrin, po bëhet gjithnjë më e qartë se largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja do të duket krejtësisht ndryshe nga Brexiti që është promovuar. Nuk shoh arsye për kapitullim”, tha ai.
Si shtet anëtar i BE-së, Franca e ka të drejtën e vetos për shtyrjen e Nenit 50. Më herët gjatë këtij viti, presidenti francez besohet se kishte kërkuar një shtyrje më të shkurtër, por në fund kishte vendosur të pajtohet me datën e caktuar nga shtetet tjera, shkruan “Independent”.