Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet banesa e mjekut në Librazhd, i marrin paratë dhe bizhuteritë


Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Librazhd. Mësohet se disa persona ende të paidentifikuar janë futur në një banesë në lagjen Nr.1 të këtij qyteti, ku nën kërcënimin e thikës kanë marrë një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.

Banesa në fjalë është në pronësi të mjekut Kujtim Abrahimi. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. 

“Gjatë natës në lagjen nr 1 , Librazhd,  persona ende te paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e thikës,  kanë marrë  në banesën e shtetasit K.A, një sasi lekësh dhe disa  bizhuteri. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se shuma e parave të grabitura shkon diku te 10 milionë lekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *