Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave


Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është takuar me homologun e tij Péter Szijjártó.

Ministri i Jashtëm hungarez ka dhënë mbështetjen e tij për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se “do të ishte e papranueshme shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE”.

Gjatë takimit ministri Jashtëm hungarez Péter Szijjártó shtoi se “siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm si dhe ndikon drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e Evropës Qendrore”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *