Një banor i zonës së Sharrës ka denoncuar grabitjen që po u bëhet tokave nga koncesionari me anë të një tenderi korruptiv.
Demoncimi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha dhe sipas qytetarit toka po u merret me një çmim qesharak prej 3 eurosh për metër katror.
“Lal Plehu me klientelen kriminale grabit tokat fshatareve!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Përshendetje Doktor,
Prej me shume se 3 muajsh banoret e Sharres ne Tirane po dhunohen nga koncensionari me tender korruptiv pa gare dhe u meren tokat pa te drejte. Gjith fshati eshte kunder se po e shfarrosin komplet duke ja dhene kompanis me cmimin me qesharak ne bote 3€ m2 . Ju lutem denoncojeni kte tender korruptiv kur shteti behet me kriminelet dhe jo me qytetaret!” – shkruan Berisha në faqen e tij.