Vendosni fjalën kyçe....

Kontrabandë mallrash, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)


Dy persona kanë përfunduar në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas akuzave për futjen dhe tregtimin e mallrave kontrabandë.

Në operacionin e koduar “Kamuflimi”, u arrestuan shtetasit: N. P., 50 vjeç, banues në Tiranë  dhe  P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Këta dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Pa nipt e pa u rregjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, personat e lartpërmendur, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash  të dyshuara  kontrabandë.

Detajet e policisë

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar  operacionin e  koduar “Kamuflimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

  1. P., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe  P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bënë fjalë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”,  “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Këta shtetas, pa nipt e pa u rregjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash  të dyshuara  kontrabandë.

Gjithashtu  u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.B, banues në Tiranë,  ku për shkak të hetimit nuk jepen të detaje të tjera.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestrua;

 1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese,  12.000 pako çimçakiza , 77.000 kuti , 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë,  për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *