Një gjykatë e Koresë Jugore, ka arrestuar dy nga drejtorët e kompanisë Samsung Electronics, për shkak të tentimeve të tyre për fshehje të lidhjeve të tyre me mashtrime në kontabilitet.
Gjykata e Distriktit Qendrorë të Seulit, tha në një deklaratë se ata kanë aprovuar arrestimin e zyrtarëve, të cilët dyshohen se shkatërruan provat në rastin kundër kompanisë së tyre, raporton Euronews.
Prokurorët akuzuan dy zyrtarët e kompanisë Samsung Electronics, për shkak se urdhëruan punëtorët e tyre t’i shkatërrojnë dokumentet e tyre të brendshme, ndërkohë që autoritetet po kërkonin prova për mashtrime në kontabilitet.
Samsung Electronic ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.
Ky arrestim, vjen pas një kohe të gjatë të problemeve të kompanisë me ligjin, ku edhe kryetari i kompanisë gjigande, akuzohet nga Gjykata Supreme e vendit, për ndërhyrje në politikë, gjë që bëri thirrjen e protestave për transparencë të qeverisë.