Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet me sherr përballja Arsenal-Valencia, çfarë ndodhi (VIDEO)


Pas fitores së Arsenalit mbrëmjen e së enjtes ndaj Valencias, ka shpërthyer sherri mes lojtarëve të dy skuadrave. “Metro” shkruan se në sherr u përfshinë ish-qendërmbrojtës i Arsenalit, Gabriel dhe Maitland-Niles.

Tifozët filluan të fërshëllenin për Ferran Torres i cili largoi Alexandre Lacazette nga topi, sapo arbitri i ra bilbilit për mbarimin e lojës. Jose Gaya shkoi të ofrojë mbështetjen e tij për shokun e Valencias, por u shty nga Maitland-Niles.

Gabrieli më pas e shtyu Maitland-Niles dy herë në gjoks,  përpara se të tërhiqej nga Ezequiel Garay dhe Sead Kolasinac. Laurent Koscielny, i cili ka luajtur së bashku me Gabrielin në Arsenal, erdhi për të folur me ish-shokun e tij të skuadrës, por incidenti i përhap shpejt tek të gjithë lojtarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *