Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku vendos ligjin e ri, priftërinjtë dhe murgeshat të raportojnë abuzimet seksuale


Papa Françesku ka nxjerrë një ligj të ri, sipas të cilit të gjithë priftërinjtë katolikë dhe murgeshat në mbarë botën duhet të raportojnë abuzimin seksual të klerit dhe mbulimin nga eprorët e tyre në autoritetet e kishës.

Ky veprim është pjesë e një përpjekjeje të re për të mbajtur hierarkinë katolike përgjegjëse, për dështimin në mbrojtjen e viktimave të abuzimit seksual.

“Daily Mail” shkruan se ligji i kishës siguron mbrojtje për këdo që bën raportimin dhe kërkon që të gjitha dioqezat në mbarë botën, të kenë një sistem për të marrë denoncimet në mënyrë konfidenciale.

Në këtë ligj përshkruhen procedurat për kryerjen e hetimeve paraprake, kur i akuzuari është peshkop, kryetar kardinal ose fetar.

Kjo është përpjekja e fundit e Papa Françeskut për t’iu përgjigjur skandalit të abuzimit seksual që ka shkatërruar besueshmërinë e hierarkisë katolike dhe papatit të tij.

“Ne kemi thënë për vite që priftërinjtë duhet të veprojnë në përputhje me disa rregulla të rrepta, prandaj pse nuk duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe peshkopët dhe të tjerët në hierarki?”, tha kardinali Marc Ouellet, kreu i zyrës së Vatikanit për peshkopët.

“Nuk është vetëm një ligj, por një përgjegjësi e thellë”.

Ligji bën që 415.000 priftërinj katolikë dhe 660.000 murgesha të detyrohen të informojnë autoritetet e kishës kur ata mësojnë se një klerik apo motër është angazhuar në abuzimin seksual me një të rritur, posedim të pornografisë së fëmijëve apo mbulimit të këtyre krimeve.

Ligji nuk kërkon që ata të raportojnë në polici.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *