Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo viziton Moskën javën që vjen, çfarë pritet të diskutojë me presidentin rus


Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo, pritet të takohet me presidentin rus, Putin dhe ministrin e Jashtëm të Rusisë, Lavrov gjatë një vizite në Moskë javën e ardhshme.

Njoftimi është dhënë nga Departamenti i Shtetit në një deklaratë zyrtare.

Vizita vjen pasi marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në një gjendje të re, pas rënies së akuzave ndaj presidentit amerikan Trump, lidhur me ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Çështjet që pritet të diskutohet në këtë takim janë situata në Venezuelë si dhe marrëveshja bërthamore e Iranit.

Departamenti i Shtetit thotë se ata do të diskutojnë “gamën e plotë të sfidave dypalëshe dhe shumëpalëshe” gjatë një takimi në qytetin jugor të Soçit më 14 maj.

Pompeo u takua me Lavrov në Finlandë në fillim të kësaj jave në samitin e Arktikut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *