Vendosni fjalën kyçe....

Shtohet lufta tregtare, SHBA rrit me 25 përqind tarifat ndaj produkteve kineze


Kanë eskaluar raportet tregtare mes Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. SHBA kishte rritur tarifat përmbi përmbi prodhimet kineze disa orë pasi negociatat në Washington dështuan.

Tarifat e prodhimeve të eksportuara nga Kina në SHBA janë rritur prej 10% në 25% dhe kanë hyrë në fuqi prej të premtes në orën 00.01 të mëngjesit.

Qeveria kineze ka shprehur shqetësimin e saj për këto zhvillime dhe ka thënë se do të marrë masat e duhura për të u përgjigjur.

“Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara do arrijnë një kompromis, dhe do punojnë me ne për të zgjidhur çështjet ekzistuese përmes bashkpunimit dhe konsultimit.”, tha një zëdhënës i ministrisë të tregtisë së Kinës. Ministria nuk specifikoi se si do të përgjigjej.

Administrata e Trump ka marrë vendim që të vendosë taksa përmbi eksportet kineze pasi që kishet akuzuar Kinën për mos përmbushje të përgjegjësive që kanë dalë nga negociatat.

Trump ka akuzuar vazhdimisht Kinën për praktika të padrejta të tregtisë.

Negociatat kanë për qëllim që të zgjedhin këto mosmarrëveshje që kanë dëmtuar eksportet kineze, dhe në të njetën kohë kanë dëmtuar disa kompani të SHBA’së dhe kanë ndaluar rritjen globale të ekonomisë prej që kanë filluar mosmarrëveshjet në muajin korrik të vitit të kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *