Vendosni fjalën kyçe....

Sonila Meço debaton me Laert Vasilin: Zheji kontrolloje aktorin! Bën zhurmuesin (VIDEO)


Gazetarja Sonila Meço është përplasur ashpër me aktorin Laert Vasili, në studion e emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit. Ndërkohë që Meço fliste, Vasili i ndërhyri disa herë duke i ndërprerë fjalën dhe duke bërë zhurmuesin në studio.

Gazetarja e akuzoi aktorin se dikush i kishte shkruar në celular që ta provokonte dhe ta nxehte atë.

Meço dhe Vasili po debatonin lidhur me opozitën, që sipas aktorit tanimë që ka dalë në rrugë, nuk mund të ketë më të drejta të kërkojë si do të funksionojnë zgjedhjet.

Pjesë nga debati: 

Vasili: Kur ti largohesh. Më dëgjo pak Sonila, lëre emisionin tënd Tempora, dil në rrugë dhe thuaj që Tempora duhet të bëhet ndryshe. Ti je larguar tashmë!

Meço: O Zheji të lutem se nuk kam fuqi të bërtas kontrolloje aktorin, se unë nuk jam e aftë në aktrim

Zheji: Nuk është aktor, është polemist.

Meço: Ah, ok është zhurmues!

Zheji: Jo zhurmues, polemist. Ka argumente Laerti

Meço:  Më dëgjo Laerti, ai që të shkuajti në celular dhe të tha acaroje Sonilën, thuaji vetëm diçka: unë kam vetëm polemikën, dhe Sonila ka logjikën…

Vasili: Mua më shkruajti xhaxhai im dhe më tha a do të vish këtej që të thojë barku shyqyr, dhe të mos bëhesh kockë e lëkurë, si disa të tjerë aty në emision

Meço: dhe në fakt ka të drejtë. Aty duhet të ishe në fakt, ka të drejtë. Ja pse ta them unë këtë, edhe sikur opozita të ishte në PArlament … O Zheji a mund të mbaroj të lutem? Po ti je duke folur në emrin tim tepër

Vasili: Mos shantazho situatën

Meço: Unë po të shantazhoj

Vasili: Lëre tani kush po të shkruan në celular

Meço: Më çfarë të shantazhoj unë ty Laerti?

Vasili: Unë nuk jam i komanduar, gazetaria në Shqipëri shpesh herë është akuzuar si e shantazhuar dhe e kompromentuar.

Meço: Cili argument i imi?…

Vasili: Nuk janë akuzuar artistët si të shantazhuar dhe të kompromentuar dakord

Meço: Uuu, artistët?! Zheji ta mbaroj argumentin

Vasili: Nuk është çështja personale e Laert Vasilit.

Meço: Çfarë po thoja unë?… Uuuuuu

Vasili: Çështja është çfarë do ndodhë me të ardhmen e popullit shqiptar, nuk e meriton ai popull ta nxjerrësh në protesta sepse s’u bëre ti kryeministër, sepse s’fitove ti vota dhe kujtohesh pas dy vjetësh dhe thua mi vodhën mua votat.

Gjikutaj: O Laert dil nga roli o burrë, se s’mund të vazhdojmë kështu

Meço: Zheji a mund të flas?

Vasili: Dhe të lutem mos përdor më terma të tipit kush më shkroi mua në celular.

Zheji: Nuk e njeh Laertin ti, po e ngacmove, nuk ndalet pastaj

Meço: Pse? Nuk më duhet që ta njoh Laertin. Unë njoh të drejtën e tjetrit për ta çuar fjalinë deri në fund.

Vasili: Njeriu flet sipas përvojave të veta. Populli thotë: Kush e ka mizën nën kësulë kruhet. S’të akuzova

Meço: Urdhëro… Po ça të bëj unë ty Laerti që ti ke aftësinë për të mësuar tekste përmendësh dhe jo për të shkruar tekste

Zheji: Mos e ktheni në personale ju lutem

Meço: Zheji ta mbaroj pak?

Zheji: Patjetër

Meço: Po ja them edhe Laertit, edhe sikur opozita të ishte në Kuvend, nuk do dilte dhe duhet të ishte në Kuvend. Ja t’ja them dhe Laertit, duhet të ishte në Kuvend, por në kushtet aktuale…

Vasili: Nqs nuk ishin ndarë trojet shqiptare nga Kongresi i Berlinit ne sot do ishim një Shqipëri shumë më e madhe…

Meço: ooo, ja prap

Zheji: Mos e ndërprit

Meço: Ore Zheji… por më dëgjo ore çfarë po të them. Laerti nuk më nxjerr dot nga sistemi se e di ku dua të dal, po ta them. Problemi në këtë vend, nuk është më është apo jo opozita në sistem, sepse edhe po të ishte, ka rënë rendi juridik, gjykata Kushtetuese, gjykata e Lartë, ka rënë sistemi i Drejtësisë, ka rënë kontrolli dhe balanca…

Vasili: Dhe zgjidhja është luftë?

Meço: Nuk e thashë unë, e the ti

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *