Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca ka folur për zgjedhjet lokale në 30 Qershor duke bërë një paralajmërim për autoritetet politike për të mbarëvajtur procesin dhe lejuar qytetarët të marrin lirisht në to.
Në intervistën e tij për RTV Ora, Soreca i bëri thirrje palëve politike të zbatojnë rekomandimet e OSBEODHIR për zgjedhjet.
“Shpresoj që zgjedhjet të kryhen në mënyrën e duhur, sipas standardeve ndërkombëtare. Thirrja ime është për partitë politike, që të mendohen mirë për përgjegjësitë e tyre. Të respektohet e drejta e të gjithë zgjedhësve që duan të marrin pjesë në votime. Në këtë mënyrë ata të hetohen.
Shitblerja e votës duhet të shmanget, dhe në rast se identifikohet, duhet të ndiqet. Të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR edhe për shitblerjen e votës, çdo përpjekje duhet bërë nga të gjithë që të shmanget shitblerja e votës”-deklaroi Soreca.