Të raportosh mbi futbollin mund të jetë ndonjëherë detyrë e rrezikshme për shëndetin, ashtu siç i ndodhi një gazetareje.
Teksa ajo po raportonte nga fusha e lojës në sfidën gjysmëfinale të Ligës së Europës mes Valencias dhe Arsenalit, një top i gjuajtur nga lojtarët që po stërviteshin para takimit e goditi fort në kokë.
Gazetarja po raportonte për kanalin televiziv spanjoll GOL dhe teksa qëndronte në anë të fushës së stadiumit Mestalla u godit nga një top në kokë, të cilin e priste aspak.
Incidenti u kap nga një përdorues i rrjetit Twitter dhe pasi u shpërnda u shikua më shumë se 250 mijë herë brenda pjesës së parë të takimit.