Të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Të shtënat me armë kanë ndodhur pak më herët në zonën e Lungomares, ku një person ka mbetur i plagosur.
I plagosuri mësohet se ka marrë një plumb në këmbë. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por vetëm inicialet D.C.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares, fare pranë vendit ku banonte Edison Harizaj, i ekzekutuar disa muaj më parë.
Fill pas plagosjes, në Babicë të Vlorës është gjetur një makinë e djegur që ndyshohet të jetë përdorur nga autorët. Por kjo ende nuk është konfirmuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes por ende nuk ka zbuluar të dhënat zyrtare lidhur me ngjarjen.