Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka fituar votëbesimin këtë të premte, që vjen disa javë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.
Kryeministri majtist, organizoji një votëbesim ndaj qeverisë së tij, për shkak të akuzave se ai nuk e kishte shumicën e votave në parlament, për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, raporton Reuters.
Tsipras, i cili e përfundon mandatin e tij në tetor, dhe është në kërkim të rizgjedhjes, njoftoi një paketë qeveritare me lehtësime ekonomike, duke përfshirë uljen e taksave dhe përfitime të ndryshme për pensionistët.
Masat të cilat i kishte propozuar, priten që të fillojnë gjatë vitit 2021.