Vendosni fjalën kyçe....

U tall me foshnjën e princit Harry dhe Meghan-it, pushohet nga puna prezantuesi i “BBC”-së


Pushohet nga puna prezantuesi i “BBC”-së Danny Baker, për shkak të postimeve negative që kishte bërë në rrjetet sociale për djalin e princit Harry dhe Meghan Markle-it.

“BBC” e akuzoi Baker-in, për “gjykim të gabuar” ndaj fëmijës mbretëror. Baker publikoi një foto në “Twitter”, ku tregohej një çift që mbante në duar një shimpaze të veshur me rroba, me mbishkrimin: “Foshnja mbretërore largohet nga spitali”.

Prezantuesi i “BBC 5 Live” u akuzua se përmes kësaj fotoje ai u tall me trashëgiminë racore të dukeshës Meghan.

Korporata tha se postimi i Baker-it “shkon kundër vlerave që ne si një transmetues synojmë të mishërojmë”.

Në deklaratë shtohet: “Danny është një transmetues i shkëlqyer, por nuk do të jetë më në një shfaqje javore me ne”.

Baker u detyrua të kërkonte ndjesë në rrjetet sociale dhe e quajti postimin e tij “shaka idiote”, madje e fshiu postimin, ama kjo nuk e ktheu atë në punë.

Në një tjetër postim, Baker shkruan: “Do të kisha përdorur të njëjtin imazh për çdo fëmijë tjetër mbretëror, apo për fëmijën e Boris Johnson, apo madje edhe për fëmijën tim. Gjithsesi kjo është për ty Archie, më fal shok”.

 

Duke folur me gazetarët jashtë shtëpisë së tij, ai tha për postimin: “I sëmurë po, mendim i keq dhe budalla po, por racist? Jo, unë jam i vetëdijshëm sa delikat është imazhi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *