Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje protestuesve: Mos cënoni policinë, zgjedhje me klikën kriminale të Ramës s’do ketë


Kreu i PD-së, Basha, u ka bërë thirrje protestuesve që të mos cënojnë punonjësit e policisë teksa situata para kryeministrisë është tensionuar.

Ndërsa ka ritheksuar se zgjedhje me Edi Ramën nuk do ketë.

“Zgjedhje me krimin nuk do ketë më. Armata e lirisë është ngritur në këmbë. Është derdhur në sheshe dhe nuk do largohet deri në rrëzimin e klikës kriminale.

Jemi mbledhur në referendumin më të madh, nga Shkodra në Vlorë, nga Tropoja në Gjirokastër, ju uroj nga zemra mirësekeni ardhur në Kuvendin e sovranit. Jemi mbledhur sot këtu me një mision, për të çliruar Shqipërinë e krimit të korrupsionit, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Jemi mbledhur sot këtu me një kushtrim me një qëllim, me një mision për të mos pranuar më kurrë Shqipërinë e krimit, të korrupsionit, hajdutërisë, por për Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëri si gjithë Europa ka 30 vite që shqiptarët bëjnë sakrifica të përditshme.

Jemi sot në një udhëkryq të tmerrshëm produkt i një njeriu dhe klanit të tij të babëzitur, ndaj jemi këtu për ti dhënë një mesazh të prerë: Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën drejt Europës. Rama ik! 6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Ramës e kanë lënë Shqipërinë jashtë europës, vendi i vetëm në botë pa gjykatë kushtetuese. Sot drejtësia shqiptare është më e kapur se kurrë, kjo është vepra e zezë e Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale. Rama ik.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *