Vendosni fjalën kyçe....

“BISTRICA 2019”, shkon në 13 numri i të arrestuarve për trafik droge drejt Greqisë


Ka shkuar në 13 numri i të arrestuarve gjatë operacionit të koduar “BISTRICA 2019”. Në pranga ka përfunduar 37-vjeçari me incialet E.M., banues në Patos, si pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.

Vetëm dy ditë më parë Policia e Shtetit vuri në pranga 11 persona, të cilët do të trafikonin një sasi prej 79 kg kanabis.

Të dyshuarit, u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.

Po  në vazhdën e këtij operacioni në 5 prill të këtij viti në Kapshticë,  është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj, 38 vjeç, me banim në Lushnje, i cili u kap  duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë  hashash të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin “Toyota”  që drejtohej prej tij.

Detajet e policisë:

Vijon operacioni antidrogë i koduar “BISTRICA 2019”.

Shkon në 13 numri i të arrestuarve gjatë këtij operacioni.

Kapet dhe ndalohet shtetasi E.M., 37 vjeç, banues në Patos, si pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Dy ditë më parë Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, finalizoi operacionin antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”.

Në operacion u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier.

Pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit gjatë operacionit policor të koduar “BISTRICA 2019”, u arrestuan dhe u ndaluan 11 persona si dhe u sekuestruan 79 kg Cannabis Sativa, e fshehur në një automjet në vende të krijuara posaçërisht.

Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra.

Më herët në datë 05.04.2019, në funksion të këtij procedimi penal në Kapshticë, u arrestua edhe një pjesëtar tjetër i këtij grupi kriminal, ku u sekuestrua rreth 68 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Gjithsej në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 145.6 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa; 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *