Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë artistet/ët e veshur më mirë në “Met Gala 2019” (FOTOT)


Të hënën e 6 majit u mbajt mbrëmja gala e “Met Gala”, që mbledh të famshmit, të cilët prezantohen në tapetin e kuq me veshjet më të mira.

Tema e këtij viti ishte “Camp: Shënime mbi modën”.

Por “Camp” nuk përdoret në këtë rast siç mund të mendojnë të gjithë “kamping”, por sikurse Susan Sontag e shpjegon në një ese të vitit 1964, si “dashuri për të panatyrshmen, artificialen dhe ekzagjerimin”.

“Harpers Bazaar” ka përpiluar një listë me 10 artistët me veshjet më të mira të kësaj mbrëmjeje, duke treguar dhe markën me të cilën janë veshur artistët dhe arsyen se “PSE” veshja e tyre është përzgjedhur.

1- Lady Gaga

Çfarë veshi: Brandon Maxwell

Pse:

Tema “Camp” duket se u krijua pikërisht për Lady Gaga-n dhe ajo nuk u mjaftua me një veshje, por me 4 të tilla.

Ajo u shfaq me një fustan gjigant ngjyrë rozë, poshtë tij mbante një fustan në ngjyrë të zezë, më poshtë një fustan ngjyrë trndafili dhe të brendshme shumë elegante. Po po, edhe të brendshmet i tregoi. Gaga ishte e vetmja që bëri një hyrje 15-minutëshe, duke ngjitur dhe zbritur shkallët, duke i zhveshur një nga një katër veshjet e saj të përzgjedhura për këtë paradë para kamerave.

2- Kylie dhe Kendall Jenner

Çfarë veshën: Versace

Pse:

Këto të dyja nuk u turbulluan nga tema. Fustanet e tyre dukeshin si një miks i diçkaje midis “Showgirls” të Las Vegasit, Lil Kim dhe “motrave të liga” te përralla e Hirushes. Por të modës.

3- Celine Dion

Çfarë veshi: Oscar de la Renta

Pse:

Vështirë të thuash se Dion ishte një e huaj në këtë dramë. Ajo mbante veshur një fustan vezullues të frymëzuar nga kostumet e Follies Ziegfeld.

I tërë fustani është ndërtuar nga 18 panele, me rruaza të qepura me dorë nga 52 qëndistarë mjeshtra që kanë punuar për 3.000 orë dhe peshon mbi 10 kilogramë. Por në njëfarë mënyre ajo ia doli ta zotërojë veshjen.

4- Cardi B

Çfarë veshi: Thom Browne

Pse:

Sepse teknikisht ajo mbante rreth 3 metra tyl dhe pëlhurë të mëndafshtë të Thom Browne, me 30,000 pupla të djegura dhe të lyera – kombinuar me një kapelë të Stephen Jones x Thom Browne.

5- Ciara

Çfarë veshi: Dundas

Pse:

Çfarë ka për të mos i pëlqyer modelit të flokëve të frymëzuar nga Diana Ross dhe fustanit jeshil të zbukuruar me pupla struci, të kombinuar me dorashka, rrip dhe varëse të zbukuruar po njëlloj?!

6- Kacey Musgraves

Çfarë veshi: Moschino

Pse:

 Këngëtarja u vesh me një fustan lëkure të stilit Barbie, ngjyrë rozë të kombinuar me syze dielli të së njëjtës ngjyrë.

7- Billy Porter

Çfarë veshi: The Blonds

Pse:

Me të vërtetë, ky njeri e solli, e shërbeu, e vuri në zjarr, e fotografoi, e vari në një kornizë dhe pastaj e solli përsëri. Një yll i vërtetë në ar.

8- Lupita Nyong’o

Çfarë veshi: Versace

Pse: Nga busti i saj neon dhe i ylbertë, deri tek çanta e saj identike, modeli i flokëve dhe fundi i roztë, askush nuk mund t’ja hiqte dot sytë.

9- Saoirse Ronan

Çfarë veshi: Gucci

Pse:

Marka ishte sponsor i  mbrëmjes eventit dhe Guçi i Alessandro Michele nuk mund të mungonte në këtë listë. Ky fustan e ka kapur në mënyrë unike idenë e “Camp”. Vendi ku moda lëviz drejt magjisë – kjo veshje e frymëzuar nga zjarri e mishëron atë.

10- Emily Ratajkowski

Çfarë veshi: Dundas

Pse:

Modelja u frymëzua nga ikona e fundit e “Camp”, Cher. Me këtë interpretim të guximshëm të fustanit të Bob Mackie, Ratajkowski u shfaq e kompletuar dhe me krahë në kokë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *