Vendosni fjalën kyçe....

David Beckham-it i ndalohet drejtimi i makinës pse përdori celularin


David Beckham-it i ndalohet drejtimi i makinës për 6 muaj, për shkak se ka përdorur celularin.

BBC” shkruan se ish-kapiteni i Anglisë u deklarua fajtor nga një gjykatë për përdorimin e celularit, ndërsa ngiste një makinë “Bentley” në qendër të Londrës më 21 nëntor të vitit të kaluar.

Ai ishte fotografuar nga një qytetar, në momentin kur po fliste me celular në timon. Beckham-it u hoqën 6 pikë për përdorimin e celularit, duke iu shtuar 6 pikëve të tjera që kishte humbur më parë për drejtimin e makinës me shpejtësi.

Gjykata e gjobiti ish-futbollistin me 750 pound, 100 pound për shpenzimet e ndjekjes penale dhe një tarifë tjetër shtesë prej 75 poundësh, që duhet t’i paguajë brenda shtatë ditëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *