Vendosni fjalën kyçe....

Finalja Çelsi-Arsenal në Azerbajxhan, ministria britanike paralajmëron tifozët për sulme terroriste


Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka lëshuar një deklaratë për tifozët e finalistëve të Ligës së Europës, Çelsi dhe Arsenal, përpara ndeshjes në Baku, duke paralajmëruar se ka rrezik për sulme terroriste në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Dy klubet e Londrës do të udhëtojnë në Azerbajxhan për ndeshjen më 29 maj, por janë paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste dhe rreziqe të tjera në vendin e Kaukazit Jugor, sipas Mirror.

“Terroristët ka gjasa të përpiqen të kryejnë sulme në Azerbajxhan,” shkroi Ministria e Jashtme.

“Sulmet mund të jenë pa dallim dhe kundër objekteve civile, duke përfshirë vende të frekuentuara nga të huajt, si hotelet ndërkombëtare, restorantet dhe pubet, si dhe objektet e sektorit të energjisë.

Ndërsa Ministria e Jashtme këshillon tifozët të jenë “vigjilentë”, ata gjithashtu përmendin se krimi në Baku është relativisht i ulët, megjithëse kërcënimet janë të zakonshme rreth bareve perëndimore në qendër të qytetit.

Mesfushori i Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan, nuk do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për shkak sigurie duke qenë se raportet me Armeninë janë të tensionuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *