Vendosni fjalën kyçe....

Gardh metalik e tel me gjemba te Kryeministria e Kuvendi, protestuesit nisin të mbërrijnë në Tiranë


Kryeministria është rrethuar me gardh metalik nga policia ndërsa më shumë se 1500 efektivë do jenë në terren për protestën e sotme të opozitës së bashkuar.

Ndërtesa e Kuvendit është rrethuar me tela me gjemba ndërsa të gatshëm janë makinat me ujë. Si përherë forcat e policisë janë pajisur me maska kundër gazit lotsjellës, i cili është përdorur në të gjitha protestat e mëhershme të opozitës.

Dhjetëra mijëra qytetarë mësohet se janë nisur nga rrethet e ndryshme të vendit për të mbërritur në Tiranë duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës së bashkuar.

Krerët e saj kanë deklaruar se nuk do ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër ndërsa qeverisja kriminale i ka orët e numëruara.

Basha paralajmëroi dje nga Kamza zyrtarët e administratës që të mos firmosin asnjë tender korruptiv për të grabitur pronat e shqiptarëve pasi do përgjigjen para ligjit sapo opozita të vijë në pushtet.

Ndërsa kanë deklaruar se nuk i njohin  vendimet e parlamentit që janë marrë pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *