Meghan Markle dhe princi Harry mund t’ja kenë prezantuar foshnjën e tyre gjithë botës përmes fotove, por gjyshi Charles dhe xhaxhai William ende nuk e kanë takuar. Edhe ata e kanë parë vetëm përmes fotove.
“Mirror” shkruan se edhe pse kanë kaluar pesë ditë që nga lindja e Archie-t, princi Charles, princi William dhe Kate Middleton ende nuk e kanë takuar.
Kështu as fëmijët e dukës dhe dukeshës së Kembrixhit, George, Charlote dhe Louis nuk e kanë takuar kushëririn e tyre.
Princi Charles dhe Camilla ndodheshin në një udhëtim katër ditor në Gjermani, kur lindi Archie. Çifti thuhet do ta shohin nipin e tyre javën e ardhshme.
Princi William dhe Kate Middleton gjithashtu kanë qenë jashtë vendit si dhe të angazhuar me evente të ndryshme, dhe ende s’e kanë takuar Archie-n.
Të vetmit që e kanë takuar foshnjën mbretërore nga anëtarët e familjes, janë vetë mbretëresha Elisabeth II dhe princi Philip.
Edhe mamaja e Meghan-it sigurisht, që shoqëroi princin Harry dhe Meghan-in në Spitalin e Portland, ku lindi fëmija.