Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet te protestuesit pranë Drejtorisë së Policisë. Së bashku me Kryemadhin edhe drejtues të tjere të LSI-së si Braimllari, Mehmetaj etj.
Ndërsa ka dënuar dhunën e ushtruar prej policisë ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Dollapi, duke lëshuar një mesazh edhe për ndërkombëtarët që mbështesin dhunën e policisë me heshtjen e tyre.
“Dhuna shtazarake e përdorur ndaj sekretarit organizativ të PD z. Sait Dollapi dhe znj. Albana Vokshi tregon qartë frikën dhe tmerrin që ka zënë këtë qeveri të inkriminuar. Asnjë deklaratë e blerë apo e sponsorizuar me paratë e drogës nuk e mbulon dot këtë krim që po ushtrohet ndaj çdo qytetari të Tiranes, pjesmarrës në protestë apo jo.
Përgjegjësit dhe ushtruesit e kësaj dhune shtetërore, me frymëzimin dhe nën urdhërat e Edi Ramës dhe bandës së tij, do të mbajë përgjegjësi deri në fund.
As dhuna fizike, as gazi helmues, as deklaratat e sponsorizuara në mbrojtje të saj nuk mund të mposhtë qëndresën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri demokratike dhe evropiane. Asnjë hap pas!” – shkruan Kryemadhi në Facebook.