Kujdes nga arinjtë kur shkoni në ndonjë pyll në Rusi. Ata janë shumë të rrezikshëm dhe madje mund t’ju vjedhin ushqimet e t’ju lënë pa gjë dhe ka disa prova mbresëlënëse për ata që dyshojnë.
Ndalimi i kamionit të tyre në një autostradë në Gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë ishte qartësisht një gabim me pasoja për një grup gjuetarësh.
Një ari i madh ngjyrë kafe kapi momentin për t’u afruar me automjetin dhe rrëmbeu një enë ushqimi nga rimorkio, duke e mbërthyer me nofullat e tij masive.
Të gjithë burrat e tronditur nuk mundën të bëjnë gjë tjetër veç të nxirrnin telefonat e tyre për të filmuar grabitjen dhe largimin e kafshës së egër bashkë me plaçkën.
Raportet e medias pohojnë se gjuetarët e dinin se ariu jetonte aty afër dhe e ushqenin atë kohë pas kohe. Por ajo që ishte brenda enës ishte përgatitur për njerëzit, jo për ariun.