Ministri i Brendshëm, Lleshi, ka reaguar në Twitter lidhur me atë që po ndodh para kryeministeisë.
Sipas Lleshit, me Molotov nuk ndërtohet demokracia por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Ndërsa fton qytetarët që të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve.
“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur!
Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!” – shkruan Lleshaj në Twitter.