Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse Macron humb zgjedhjet, të ikë si gjenerali De Gol” – Le Pen


Presidenti francez duhet të japë dorëheqjen nëse partia e tij nuk do të mbizotërojë në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian, tha shefja i National Rally, Marine Le Pen, pasi të dyja forcat politike duken kokë më kokë lidhur me votimet.

Zgjedhjet duhet të konsiderohen si një referendum që mund të mbyllë fatin e Macron, tha Marine Le Pen këtë javë, ndërsa foli në televizionin kombëtar.

Politikania e opozitës shprehu gjithashtu shpresën se presidenti do të kishte “nderin dhe dinjitetin” për t’u larguar nëse përballet me një humbje – ashtu si gjenerali Çarls de Gaulle, i cili dha dorëheqjen më 1946 pasi partia e Lëvizjes së tij Popullore Republikane humbi zgjedhjet parlamentare ndaj komunistëve .

“Nën këto kushte ai duhet të veprojë si Gjenerali de Gaulle: nëse humbet këto zgjedhje, ai duhet të shkojë.”

Deklarata e fuqishme e Le Pen erdhi disa orë pasi Macron foli kundër partisë së drejtuar prej saj, National Rally, duke thënë se ai do të përdorte “të gjithë energjinë e tij” për të parandaluar atë nga fitimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *