Vendosni fjalën kyçe....

“Orët e pushtetit kriminal janë të numëruara, drejtësia e Edi Ramës më e korruptuara në histori” – Basha


Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar para qytetarëve se ora e Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale i ka orët e numëruara.

Ai ka lëshuar akuza të rënda duke deklaruar se drejtësia e Edi Ramës është më e korruptuara që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.

“6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Ramës dhe organizatës së tij kriminale. Vendi i vetëm në botë pa gjykatë kushtetuese dhe pa gjykatë të lartë. Vendi ku janë kapur prokuroritë dhe gjykatat. Sot drejtësia shqiptare është më e korruptuar se kurrë më parë në histori.

E ardhmja jonë europiane nuk mund të mbetet në duart e një klike kriminale. Në duart e kryeministrit më të dështuar, gënjeshtar, të korruptuar, më arrogant e më kriminel që ka njohur Shqipëria. Ora e lojës me fatet e popullit ka marrë fund. Ta çlirojë Shqipërinë nga krimi.

Nuk ka Europë pa demokraci. Nuk ka Europë pa ndëshkuar Edi Ramën dhe politikanët që kanë vjedhur zgjedhjet.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *