Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri në Parlamentin e Hong Kong-ut, deputetin e nxjerrin jashtë me barrela (VIDEO)


Të paktën katër deputetë kanë mbetur të plagosur pas një sherri në Parlamentin e Hong Kong-ut .Tensionet nisën pas debateve për një ligj, që mundëson ekstradimin në territorin e Kinës.

Të dyja palët, maxhoranca dhe opozita, kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunë, kur demokrati Gary Fan u nxorr jashtë me barrelë.

Një tjetër deputet kishte krahun të dëmtuar, ndërsa një deputete u ankua se kishte marrje mendsh pas një goditje në kokë.

Pamjet e sherrit janë bërë virale në rrjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *