Vendosni fjalën kyçe....

Policia te Drejtoria e Tiranës hedh gaz lotsjellës e ujë, protestuesit kundërgjigjen me gurë


Liderët e opozitës dhe qytetarët janë zhvedosur te Drejtoria e Policisë së Tiranës ku mbahet Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Seit Dollapi i cili u dhunua me shkopinj gome nga një tufë efektivësh të FNSH-së dhe më pas u shoqërua prej tyre.

Pas kësaj Basha u bëri thirrje qytetarëve që të zhvendoseshin para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Situata para Drejtorisë së Policisë është tensionuar pas mbërritjes së protestuesve të cilët kërkojnë lirimin e Dollapit.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës si dhe ujë ndaj protestuesve të cilët janë kundërpërgjigjur me gurë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *