Ish-kryeministri Berisha ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama dhe investuesit dhe mbështetësit të tij kryesor, George Soros.
Berisha tha se projekti dhe zbatimi i reformës në drejtësi është bërë nga Soros, me qëllim dhënien e të gjitha pushteteve investimit të tij, Edi Ramës.
Ai tha gjithashtu se projekti për ndryshimin e kufijve është ide e Sorosit dhe zbatimi i tij çon drejt luftës më shumë se çdo gjë tjetër.
“Soros ka axhendë. Do ju jap vetëm 2 shembuj nga Shqipëria. Po jo përmend reformën në drejtësi. Projektin dhe strategjinë e reformës e ka bërë Fondacioni i Sorosit në mënyrë që favoriti i tij Edi Rama, të ketë të gjitha pushtetet. Soros është njeri shumë i rrezikshëm. Keni dëgjuar ju të flitet këtë vit për ndryshim kufijsh në Ballkan. Ju garantoj se s’ka asgjë më të sigurt që çon drejt luftës sesa kërkesa për ndryshim kufijsh në rajon. Ky rajon ka bërë luftëra më të egra se gjith Europa për ndryshim kufijsh. Projekti që ka 2 vite që përpiqet të shitet kudo është i Fondacionit Soros në Beograd.” – tha Berisha.