Presidenti rus Vladimir Putin është rrëzuar me fytyrë në akull, gjatë një ndeshjeje të hokejit në Sochi. Si “Associated Press” ashtu edhe “Reuters” njoftuan se Putin ka shënuar tetë gola gjatë ndeshjes, ndërsa Kremlini thotë se ai shënoi 10 herë duke siguruar fitoren e skuadrës së tij. Ndeshja përfundoi me rezulatin 14-7.
Sipas “The Guardian”, gjatë një momenti kur po përshëndeste turmën, ai u rrëzua me fytyrë, por shpëtoi mirë dhe u ngrit menjëherë në këmbë për të vazhduar përshëndetjen.
Pasioni i presidentit rus Vladimir Putin për sportin e hokejt në akull, nuk është një gjë e re. Ai merr shpesh herë pjesë në lojëra të cilat transmetohen live në televizionet ruse.