Që prej orës 09:00, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e PS-së për të vendosur për emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie.
Ditën e djeshme, Rama u konsultua për më shumë se 4 orë, me të deleguarit për secilin qark. Në bashkinë e Durrësit, mësohet se kandidate është zgjedhur drejtoresha e Tatimeve, Valbona Sako.
Edhe pse opozita këmbëngul se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, këtë të shtunë kryesia e PS do të caktojë të gjithë emrat e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit.
Bashkia e Durrësit prej 12 vitesh drejtohet nga Vangjush Dako, i cili nuk do të kandidohet më nga socialistët.
Sako flitet se është një emër i propozuar nga vetë Dako.