Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen fabrika e fishekzjarreve në Kolumbi, 4 të vdekur dhe 26 të plagosur


Një fabrikë e lëndëve piroteknike pranë Bogotas në Kolumbi ka shpërthyer, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur të paktën 30 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në të dy katet e ndërtesës dhe dëmtoi gjithashtu dhe ndërtesat ngjitur dhe automjetet që ndodheshin aty pranë, shkruan “RT“.

Disa bombola gazi shpërthyen rreth orës 13:00, në një shtëpi në Lagjen “La Estrada” të Engativës, një qytet në perëndim të Bogotë.

Agjencia e lajmeve “Cablenoticias”, raportoi se ndërtesa po përdorej për të prodhuar shkopinj dhe barut për “tejo”, një lojë në të cilën një disk metalik hidhet në pako baruti.

Të paktën 16 prej të plagosurve ishin të mitur. Shkaku i shpërthimit është ende i paqartë dhe autoritetet vazhdojnë hetimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *