Policia e armatosur me armë automatike ka ruajtur disa xhami që u goditën gjatë sulmit terrorist në Christchurch, Zelandë e Re, ku humbën jetën 51 persona në sulmin më të rëndë në vend.
Myslimanët kremtojnë muajin e shenjtë të Ramazanit dhe policia ka marrë masa për ruajtjen e vendeve të shenjta.
Adhuruesit që hynin në Xhaminë e Al Noorit u përshëndetën nga oficerët e armatosur gjatë iftarit, vaktin e mbrëmjes, ditën e shtunën.
Është xhamia ku 42 vetë u vranë në një sulm terrorist të tmerrshëm më 15 mars në të shtënat më të këqija në masë në Zelandën e Re në kohë paqeje.
Shtatë të tjerë u vranë në xhaminë Linwood dhe dy vdiqën më vonë në spitalin e Christchurch nga plagosjet, duke e çuar numrin e viktimave në 51.
Zyrtarët e armatosur ishin në gatishmëri të lartë ndërsa adhuruesit hynë në xhami për të thyer agjërimin e tyre të përditshëm të Ramazanit.