Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, plagoset 44-vjeçari nga Kosova


Një 44-vjeçar raportohet se është aksidentuar këtë pasdite ndërkohë që po lëvizte me automjetin e tij në aksin kombëtar Berat-Lushnje, pranë fshatit të Poshnjës.

Shtetasi nga Kosova, Dashamir Xh. humbi kontrollin e automjetit tip Audi CR8 me targa angleze, e pas disa rrotullimeve në rrugë ka përfunduar në kanal.

Drejtues të mjeteve të tjera që kalonin në atë çast në të njëjtin aks i kanë ardhur në ndihmë shtetasit nga Kosova, i cili pasi është nxjerrë nga makina është transportuar për në Spitalin Rajonal të Beratit, nga ku konfirmohet se pavarësisht dëmtimeve të shumta në kokë është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të Policisë Rrugore, që po mbikëqyrin vendin e ngjarjes për të zbuluar edhe dinamikën e aksidentit. Sipas ekspertëve të policisë, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të mjetit dhe lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut.

Policia konfirmon se 44-vjeçari nuk kishte konsumuar alkool, por ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të mosorientimit dhe mosnjohjes së mirë të rrugës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *