Policia spanjolle ka arritur të arrestojë trafikantit ndërkombëtar të drogës Kreshnik Farruku.
Lajmin e ka bërë të ditur media spanjolle El Mundo, e cila shkruan se Farruku i përket një klani ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Arrestimi i tij u bë pasi është lëshuar një urdhër arresti nga Italia në 2018. Ai u arrestua në fund të prillit në një hotel në rrugën Joan Maragall Chamartin, pranë La Castellana, në Madrid.
I ndaluari dyshohet se i përket klanit Farruku, një organizatë kriminale shqiptare që ishte e lidhur me vjedhje, trafikimin e kokainës dhe krime të tjera të lidhura me trafikun e drogës. Burime nga hetimi i policisë bëjnë me dije se ai është ndaluar edhe në vitin 2007, sepse ishte i lidhur me grupin e shqiptarëve që sulmuan në atë vit në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno, por nuk u arrestua për këtë. Ai u hetua gjithashtu për vrasjen në El Molar të Mendzici Nurarin, si kreu i tij në tregtinë e drogës.
Policia dyshonte, megjithëse nuk mund të provohej, se Kreshnik Farruku ishte pas vrasjes së shefit të tij më 21 janar 2010 në Rrugën Telemaco në Madrid, pas së cilës ai mori komandën e organizatës, sipas të njëjtave burime policore raporton El Mundo.
Hetimi pasues arriti në përfundimin se ekzekutori ishte shtetasi shqiptar Devi Kasmi dhe ata dyshonin se ai kishte vepruar sipas urdhrave të kreut të dytë të organizatës kriminale që në atë kohë ishte Kreshnik Farruku. Devi Kasmi iku në Shqipëri, ku u qëllua për vdekje në Tiranë në janar 2018.
Në maj 2010, Farruku u arrestua së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë, me 20 kg kokainë që po përpiqej të transportohej në Itali. Pas arrestimit vëllai i tij më i vogël, Erniu, mori udhëheqjen dhe u arrestua dy vjet më vonë në vitin 2012.
Në vitin 2014, Farrukur u arratis nga burgu duke përdorur një leje burgu duke vazhuar të udhëheqë rrjetin e trafikut të drogës, sipas burimeve. Disa media shqiptare pastaj raportuan se prindërit e tyre u rrëmbyen dhe një vëlla tjetër i’u vra ku më vonë u njoftua se edhe rrëmbyesi u vra në Amsterdam. Pas kërkimeve disa mujore, policia spanjolle gjeti Kreshnik Farruku në hotelin Chamartín me vëllain e tij dhe një anëtar tjetër të klanit.