Vendosni fjalën kyçe....

Basha paralajmëron Ramën: Mos e kalo cakun, në rastin më mirë do përfundosh si Gruevski


Kreu i demokratëve Lulzim Basha në një dalje nga selia blu ka folur për protestën e djeshme ku pati përplasje dhe dhunë mes policisë dhe qytetarëve.

Basha paralajmëroi Ramën se rastin më të mirë do ketë fatin e Nikolla Gruevskit.

“Sot nuk jam nisur të mundur Edi Ramën, atë e ka mundur lodhja, zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur arroganca. Sot ne jemi nisur për të kthyer normalitetin politik në vend e demokracinë. I bëj një paralajmërim të qartë kreut të klikës në pushtet: mos i kalo caqet, harroje se do të marrësh e dotë mbash pushtet me dhunë, në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruveskit”- tha Basha

Basha e quajti dhunën të paprecedentë dhe të urdhëruar nga kryeministri Rama.

Në gjithë këto vite sipas Bashës kemi një pushtet absolut të kapur nga Rama.

Edi Rama ka ardhur në pushtet me krimin e organizuar. Ligji për dekriminalizimin na dha të drejtë pasi dhjetra deputetë të dënuar për trafiqe të paligjshme u futën nga Rama në pushtet. Rama ndau me ta paratë, tenderat, doganat dhe tatimet. Rama ndërtoi një perandori të krimit duke marrë pushtetin me krimit dhe qeverisi me krimin”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *