Vendosni fjalën kyçe....

Basha rrëfen pse nuk dëgjoi miqtë për të hyrë në zgjedhje


Në konferencën për gazetarët pasditen e së dielës kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar një detaj nga takimet e ditëve të fundit përpara se të merrte vendimin për të mos u regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit. Basha tha se kishte pasur miq që e kishin këshilluar që të hynte në zgjedhje pasi sondazhet e nxirrnin mjaft mirë, por ai nuk pranoi për disa arsye.

“Kjo nuk është luftë për pushtet dhe për karrige. Është luftë për transformim që të ndryshojmë këtë sistem të qelbur. Nëse do të ishte luftë për pushtet e karrige, do të kalonim nga një krizë tek tjetra.

Prandaj nuk kam dëgjuar këshillat e disa miqve që të hyjmë në zgjedhje, megjithëse sondazhet na favorizojnë. E vetmja rrugë për ta ndaluar këtë për çdo Ymër Lalë t’i shtrijmë dorën një Ymer Lale, për çdo Shullaz, nja anti-Shullaz, për cdo Avdylaj një anti-Avdylaj, por këto nuk do të ishin zgjedhje, do të ishin luftë mes bandave” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *