Dy grupe të trafikut të drogës janë goditur nga policia ditën e sotme duke kapur 98 kg hashash dhe arrestuar tre persona.
Gjatë operacionit “Shëndëllia” policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e birë) K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.
Ndërsa në Vlorë, u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Kota”, ku policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin G.H., 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorive respektive Sarandë e Vlorë për veprime të mëtejshme.