Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga protesta e djeshme ku shihen dhjetra persona mes tyre edhe fëmijë të cilët janë helmuar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia për të shpërndarë protestuesit.
Të shumtë ishin mbrëmjen e djeshme personat që ndjenë shqetësime në frymëmarrje dhe shikim.
Në video shihen fëmijët e dëmtuar nga gazi të cilët shfaqen duke qarë dhe në panik nga gazi lotsjellës.